Cili është ISSAT
ISSAT është Institucion i Arsimit të Lartë i themeluar, licensuar dhe akredituar nga autoritetet e vendit për të ofruar Studime Master, Kurse Specializimi afatshkurtër dhe Kërkime Strategjike.
Institucioni i Arsimit të Lartë ISSAT me nje profil të spikatur në realitetin akademik shqiptar, si një Institucion Specializimesh dhe Trajnimesh, synon krijimin e Elitës Shqiptare. Lexo me shume...
Misioni dhe Vlerat
ISSAT është Institucioni i krijimit të Elitës Shqiptare.
Në realitetin akademik shqiptar, profili i ISSAT është unik, pasi ISSAT organizon dhe ofron vetëm Studime Pasuniversitare, duke u përvijuar si nje Institucion Specializimesh Pasuniversitare dhe Trajnimesh.
Në ISSAT promovohet dimensioni europian i arsimit të lartë, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e kurrikulave, bashkëpunimit ndër-institucional dhe programeve të integruara të studimeve, trajnimit dhe kërkimit.




Objektivi i tij është kualifikimi i avancuar dhe bashkëkohor i të gjithë individëve të interesuar për të thelluar dhe përkryer njohuritë, teknikat, rezultatet profesionale të tyre. Lexo me shume...
Studime Master
Për periudhën akademike 2011 - 2013, ISSAT do të organizojë Studimet Master i Shkencave (kohëzgjatja 2 vjet, 120 kredite) dhe Master Profesional ( kohëzgjatja 18 muaj, 60 kredite) në profilet e mëposhtme :
- MENAXHIM BIZNESI
- FINANCË - KONTABILITET
- E DREJTË NDËRKOMBËTARE
- STUDIME EUROPIANE dhe DIPLOMACI
- PSIKOLOGJI SOCIALE dhe E KOMUNIKIMIT
- MENAXHIM SHËNDETËSOR
Të gjithë kandidatët e interesuar jane të ftuar të aplikojnë. Regjistrimet kanë filluar. Lexo me shume...